Besa Gaxherri, nga grupi parlamentar i LDK-së, tha se institucionet duhet të ndihen keq që nuk po mund ta menaxhojnë mbrojtjen e mjedisit.
“Duhet të ndihemi keq të gjitha institucionet. Në Kosovë nuk ekziston asnjë hallkë që monitoron ambientin, kemi lumenj të ndotur, kodra dhe male të dëmtuara nga prerja e pyjeve, çdo gjë është jashtë kontrollit”, u shpreh ajo.
“Problematika e ndotjes së ajrit nuk fillon nga sot, ne kemi bërë ligje por duhet të respektohen. Kush është përgjegjës për situatën e mjedisit, ndotësi kryesor dhe masat qe duhet ndërmarrë? Asnjë institucion nuk ka fakte të bëjë radhitjen e ndotësve saktë, inspeksioni nuk e kryen punën që obligohet nga ligji. Vendimi me u ndal qarkullimi i mjeteve është skandaloze i padrejtë dhe joligjor. Të merren masa në kontrollon e automjeteve, të kontrollohet cilësia e karburantit”, shtoi ajo.
“Propozimi i grupit parlamentar i LDK-së. Ndotja nga KEK të sanohet duke respektuar ligjet dhe të vendosen filtrat. Të evitohet ndotja nga ngrohja me materie të rrezikshme, të shtrihet ngrohja në Podujevë Obiliq dhe Fushë Kosovë të angazhohen komuna qeveria qe të shfrytëzohet avulli nga KEK-u. Komuna e Prishtinës është shembulli më i keq që nuk ka kryer projektin e koogjenerimit dhe merr vendime të papranueshme për ndaljen e qarkullimit të mjeteve brenda Prishtinës dhe është vendimi më i lehtë i mundshëm. Duhet të fillojmë projektet e gjenerimit të rrymës alternative dhe të respektohen ligjet në fuqi”, tha ajo.