Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Besa Gaxherri, tha për Ekonomia Online se do të takohen me Albin Kurtin pasi siç thotë ajo, Lidhja Demokratike e Kosovës mban përgjegjësi ndaj shtetit edhe kur është në opozitë.
“Ashtu sikurse është planifikuar dhe siç duhet ta ketë secili delegatë përgjegjësinë ma të lartë është duke shkuar procesi në mënyrë të qetë dhe ende nuk është përmbyllë. Që të gjitha kandidatët meritojnë votën dhe njëri do të zgjedhjet sot. Sa i përket votës ajo tha se është çështje individuale dhe vota është e fshehur”, tha ajo.
“Sot është ditë pune edhe nesër dhe nuk është me urgjencë ftesa e Kurtit por natyrisht që do të takohemi. LDK-ja nuk harron që ka përgjegjësi qoftë kur është në opozitë qoftë në pushtet”, shtoi Gaxherri.