Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, ka folur rreth koalicionit të mundshëm mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Gaxherri ka përjashtuar mundësinë që të fillojnë bisedimet në këtë kohë për një koalicion mes dy partive pa u certifikuar rezultatet.
“Pa u certifikuar deputetet, ne nuk mund të bisedojmë se kush me kë mund të bëjë koalicion, tash mund të jenë takime kolegiale, por njëherë duhet të certifikohen deputetet pastaj duhet të ulem dhe të bisedojmë për këto gjëra” u shpreh Gaxherri për GazetaBlic.
Ndërsa kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se qëndrimi i LDK-së në opozitë nuk është opsion për LDK-në.
“Që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të mbetet në opozitë, ky nuk është opsion. Mbetja në opozitë e LDK-së dhe mosbashkëpunimi me LV-në, do të thotë thjesht se LDK-ja po heq dorë nga synimi për largimin e Klanit Pronto nga pushteti, e kjo dorëheqje nuk i duhet as vendit e as popullit”, ka shkruar Kurti pak orë më parë.
Lëvizja Vetëvendosje një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve ka ftuar koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe deputet e koalicionit PAN, që të i bashkohen Vetëvendosjes-së për rrëzimin e PDK-së nga pushteti.