Gaxherri: Reciprociteti – lojë populiste e Kurtit, e rrezikshme në raport me SHBA-në

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-se Besa Gaxherri e cilësoi vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqje të taksës një lojë populiste të rrezikshme në raport me ndërkombëtarët.

Gaxherri në Rubikon me Adriatik Kelmendin tha se reciprocitetit nuk është vendim, por proces.

“Vendimi i sotëm i Albin Kurtit është vazhdim i lojërave populiste të Kurtit të cilat janë në rrezikshme në raport me faktorin ndërkombëtar dhe me qytetarët.  Nuk është hera e parë që merret kjo masë. Është marrë edhe në vitin 2014, pyeteni Mimoza Kusarin e cila ishte ministre në atë kohë përse e hoqën reciprocitetin në atë kohë”.

“Është lojë e rrezikshme e Kurtit me SHBA-të vënia e reciprocitetit në funksion”.

Gaxherri ka thënë po ashtu se LDK-ja nuk e mohon se ka pasur marrëveshje për reciprocitet, por kanë hequr dorë pas kërkesave të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme