Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.
Në një prononcim për GazetaBlic, Gaxherri ka komentuar situatën momentale brenda kryesisë, duke thënë se pas takimeve me kandidaten për presidente, do të vendosin përfundimisht lidhur me atë nëse do të qëndrojnë në sallë apo jo.
“Siç e dini, ne jemi të proces të bisedimeve tashmë me kandidaten, do të merret një vendim në organet e partisë. Këtu nuk ka fontanë dëshirash. Si LDK do të vendoset përfundimisht. Kur do të merret vendimi, atëherë do të deklarohemi”, thotë ajo.
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku sot ka takuar kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit, Abdixhiku ka thënë se ka qenë një takim pozitiv dhe se janë dakorduar që të takohen sërish.Derisa, Vjosa Osmani, kandidatja për presidente pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se kërkohet që të jenë prezent 2/3 e deputetëve në sallë në momentin e votimit për president. Ajo ka shtuar se kërkon mbështetje prej ish-kolegëve.