Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka mbajtur sot takime me elektoratin në lagjet “Kristali” dhe “7 Shtatori”.
Në një postim në faqen e saj në Facebook, Gaxherri ka thënë se po sheh përkrahje të parezervë për LDK-në.
“Nëndegët Kristali dhe 7 Shtatori në Pejë me mbështetje të parezervë për LDK-në, gjithnjë të përkushtuar dhe të motivuar për fitore”, është shprehur ajo.
Gaxherri mban numrin 15 në listën zgjedhore të LDK-së.