Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri ka thënë se në një të ardhme të afërt skena politike në Kosovë do të bëhet bipolare.
“Elektorati i LDK-së që ka votuar zonjën Osmani në zgjedhjet e ardhshme lokale por edhe ato nacionale do të duhet të vendosin a do të pozicionohen në ideologjinë e majtë, apo do të kthehen në shtëpinë e vet, te e djathta”, tha ajo në “Debat Plus”.
“Siç po shihet shumë shpejt në Kosovë do të krijohen dy blloqe. Askush në Kosovë nuk ka menduar se do të forcohet një e majtë kaq shumë”, shtoi më tej zyrtarja e LDK-së.
Gaxherri thotë se LDK-në e ka penalizuar fakti që asnjëherë nuk e përdorë populizmin.
“Edhe atëherë kur jemi penalizu ne gjithmonë interesin e shtetit e kemi vendosur para atij partiak e që shumë shpesh edhe kemi gabuar”, deklaroi më tej Gaxherri.