Gazeta gjermane “Tages Zeitung”, ka bërë një shkrim për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
TAZ e quan Kurtin si një njeri të kundërshtimeve.
“Kurti mbetet radikal për shumë kënd”- shkruan Tages Zeitung përcjellë Klan Kosova.
Autori i shkrimit Erich Rathfelder, Kurti bëri fushatë kundër padrejtësisë dhe diskriminimit, kundër totalitarizmit nga të gjitha palët.
Sipas tij Albin Kurti vazhdon të flas kundër korrupsionit dhe nepotizimit që janë pjesë e shoqërisë kosovare që nga epoka otomane.
Tutje në shkrim përmenden edhe protestat e Kurtit dhe lufta kundër korrupsionit, që janë parësore për kryeministrin në ardhje të Kosovës.
“Në fjalimet e tij të fundit, Kurti i premtoi pakicës serbe në Kosovë bashkëpunim dhe integrim të gjerë. Ai i kërkoi Serbisë që të kthejë të mirat e vjedhura kulturore dhe të sqarojë vendndodhjet e shqiptarëve të zhdukur që ishin deportuar në Serbi gjatë luftës.”- shkruan “Tages Zeitung”.
Artikullin e plotë mund ta lexoni: