Gazeta italiane: Ronaldo mungon në ndeshjen e radhës

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Gazeta italiane, La Gazzetta dello Sport, raporton se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, do të mungojë në ndeshjen kundër Cagliarit, pasi që trajneri Maurizio Sarri do t’ia japë atij pushim.

Bardhezinjtë raportohet se dëshiron t’i japin Cristiano Ronaldos pushim tani që po afrohet edhe rinisja e Ligës së Kampionëve, përkundër që portugezi po lufton me Ciro Immobilen për Këpucën e Artë të Serisë A.

Immobile i ka shënuar tri gola më shumë sesa 35-vjeçari portugez dhe gazeta italiane tani pretendon se gjasat e tij për ta fituar këtë çmim do të dëmtohen në xhirot e ardhshme, pasi që ai s’do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen e së mërkurës.

Juventusi e siguroi titullin e nëntë radhazi të Serisë A me fitoren me rezultat 2:0 kundër Sampdorias të dielën dhe tani synon ta përmbysë disfatën me rezultat 1:0 kundër Olympique Lyonnais në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Se a do të mungojë Ronaldo në këtë ndeshje do të konfirmohet në orët në vazhdim, kur Juventusi do ta publikojë skuadrën për atë ndeshje. 

Të ngjashme