Gazetarët e kameramanët bojkotojnë përcjelljen e seancës parlamentare, shkak vendosja e shiriti

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 15:37 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gazetarët dhe kameramanët kanë bojkotuar përcjelljen e seancës plenare, raporton Ekonomia Online.

Krejt kjo ndodhi pas gjatë seancës u vendos një shiriti që i largon gazetarët nga vendi prej të cilit raportojnë gjatë mbajtjes së seancave parlamentare.

Kuvendi është arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie derisa pritej të niste seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga ora 14:00, e kësaj të enjte.

Shiriti u vendos në pjesën ku janë mediet dhe xhamit ndarës të ballkonit për medie.

Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat. Ajo është hapësira e vetme nga e cila gazetarët mund t’i përcjellin punimet e Kuvendit.

Të ngjashme