Gazetarët e Bosnjës janë mbledhur në një protestë të martën për të shprehur solidaritetin dhe protestuar pas rrahjes së kolegut të tyre me nacionalitet serb nga sulmues të panjohur.
Reporteri i BNTV, Vladimir Kovaçeviq, ishte hospitalizuar pasi që ishte rrahur të dielën në Banka Llukë, qytetin kryesor të serbëve të Bosnjës.
Qindra gazetarë u mblodhën të martën në Sarajevë , kryeqytetin e Bonjës, në Zenica dhe Mostar duke kërkuar ndaljen e sulmeve ndaj gazetarëve.
Disa gazetarë mbajtën edhe pankarta me mbishkrime ”Gazetaria nuk është krim”. Pjesëmarrësit në protesta thanë për mediat lokale se liria e medias në Bosnjë ka qenë ë cenuar qysh prej luftës së vitit 1992-95.
Faruk Kajtaz, që udhëheq klubin e gazetarëve në Bosnjë tha se cenimi i lirisë së medias është një problematikë që po eskalon.
“Kam frikë se çka do të ndodh tutje, sidomos pasi zgjedhjet e ardhshme po vijnë”, ka thënë ai duke iu referuar zgjedhjeve të përgjithshme të 7 shtatorit.