Gazetarët nën diellin përcëllues, duke pritur një vizitë “surprizë” të Ramës

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ishte i prerë në refuzimin e ftesës së Ilir Metës për bisedime mbi krizën politike, por ashtu si Presidenti edhe gazetarët kanë vendosur të mos heqin dorë por të presin për një “surprizë” të minutave të fundit.

Gazetarë dhe operatorë ndodhen që në mëngjes herët përpara Presidencës, me kamerat drejtuar nga dera kryesore. Temperaturat ekstreme që pritet të arrijnë kulmin gjatë mesditës e vështirësojnë punën dhe pritjen e tyre, të cilët gjithsesi i druhen më shumë rritjes së mundshme “të temperaturave” në 30 qershor.

Shumica e tyre kanë gjetur strehim në shkallët e Pallatit të Kongreseve.

Afati i përfundimtar i vendosur nga Meta për Ramën është ora 13:00.

Gazetarët e kanë ende të freskët precedentin e 17 majit të 2017-ës, kur kryeministri Rama ndonëse fillimisht refuzoi takimin në Kryesinë e Kuvendit me opozitën, u shfaq në momentin e fundit, kur dukej se përpjekjet për negociatata po dështonin.

Të ngjashme