Në vazhdën e vizitave që po zhvillojnë gazetarët nga Kosova, destinacion i radhës ishte qyteti i Sarandës, Ekonomia Online.
Mikpritje iu bëri kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, i cili shpreson në bashkëpunim me përfaqësuesit tjerë, në mënyrë që të tregojë se çfarë ofron Saranda.
“Shpresoj që në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit në të ardhmen në mënyrë që të bëjmë të mundur të paraqesim atë se çfarë ofron qyteti i Sarandës”, tha ai.
Ai tha se do të dëshironte që ky takim të zhvillohej në Kosovë.
Gurma shpjegoi më në detaje edhe historinë e Sarandës dhe arsyen se pse kosovarët duhet ta vizitojnë Sarandën.
“Me këtë rast kemi mundësi të bisedojmë për historinë e Sarandës. Është një pjesë e rëndësishme sepse ofron shumë destinacione për kosovaret”.
Gurma tha se këtë vit ka pasur rënie të turistëve këtë vit shkaku i pandemisë.
“Saranda për çdo sezon ka 500 turistë, por këtë vit ka pasur rënie drastike shkaku i pandemisë. Saranda duhet të ishte e mbushur me turistë. Situata do të jetë më e mirë”, tha ai.
Ai tha se çmimet akomoduese në këtë qytet janë të lira, raporton EO.
“Ne kemi mundësinë të bëjmë promovimin e vlerave më të mirë të Kosovës. Kuptohet situata e tillë na ka penguar të kemi lëvizshmërinë e lirë mbarëshqiptarë. Bashkia e Sarandës ka pasur organizime në Kosovë”, tha ai.
E krejt në fund kryetari i Bashkisë së Sarandës i ndau mirënjohje dhe certifikatë kryetarit Ruzhdi Kurtishaj.
Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Turizmit shqiptar ka thënë se ektori i turizmit është nder sektorët më të dëmtuar nga kjo pandemi.
“Ne po bëjmë të pamundurën të mbajmë personelin në punë. Përveç dëmeve në aspektin material pjesa e bashkimit e kanë mall Sarandën por për shkak të COVID-19, ka krijuar frikë për mos ardhjen e tyre. Krahasimisht në vitet e kaluara 25 mijë pushues ne vitin 2018 kanë ardhur në Sarandë”, tha ai.