Gazetari britanik i plagosur në Kyiv tregon se si u sulmuan nga rusët: Mendova se do të vdisja atje

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Korrespondenti i Sky News, Stuart Ramsay foli për herë të parë që kur atij dhe ekipit të tij iu zu pritë në periferi të Kyivit muajin e kaluar. Ramsay dhe kameramani i tij u goditën teksa po shkonin në qytetin e Buchas.

Ata u zunë në pritë nga forcat ruse. Arritën ta incizonin gjithë sulmin, përcjell Gazeta Express.

Në një intervistë për Sky News, ai tha: “Një nga gjërat interesante është se incidente të tilla ndodhin shpesh, por është shumë e rrallë që një aparat fotografik të punojë gjatë gjithë kohës”.

Ramsay përshkroi se si ekipi, duke vozitur në një veturë familjare pa targa, filloi të bërtiste “raporterët” kur u gjendën nën zjarr.

“Nëse asgjë tjetër, pas kësaj zjarri u intensifikua”, përshkroi ai, duke shtuar se pjesa më e vështirë ishte dalja nga vetura.

Teksa u ul në sediljen e pasme të veturës, Ramsay tha se pa xhamin e përparmë dhe rrotën të shpërbëheshin: “Në atë moment, mbaj mend që thashë se e dija se do të vdisja tani. Do të vdes”.

“Më kujtohet se mendoja – pyes veten se sa do të dhemb, sepse intensiteti ishte i tillë që nuk e mendoja se do t’ia dilja”, vazhdon ai.

Ai përshkroi edhe momentin kur u godit nga një plumb: “Ndihej sikur dikush më goditi me një çekiç zjarri”.

Të ngjashme