Gazetari i ARD-së, dokumentar për krimet serbe në Kosovë

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 12:13 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gazetari i ARD-së, Elias Bierdel, në një ligjëratë të mbajtur para studentëve të Universitetit të Prishtinës, ka shpalosur momente nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në shënim të përvjetorit të 20-të të ndërhyrjes së  NATO-s u shfaq një dokumentar i përgatitur nga gazetari gjatë kohës që punoi për radion gjermane ARD-në, ku pjesë e këtij dokumentari ishin persona të shumtë ndër ta edhe ish-presidenti Rugova.

“Nuk jam këtu të ju tregoj çfarë keni përjetuar ju por çfarë kam përjetuar unë, dhe unë nuk mund të rrija duarkryq duke parë çka po ndodhte dhe të mis raportoja ti tregoja botës për këtë çka po ndodhte. Bajram Kelmendi ishte gazetar Briljan njeri i shkëlqyer i cili u vra nga Serbët. Njërës të mirë u vranë, u maltretuan nga serbët”, tha Bierdel.

Ai është shprehur i lumtur që është rikthyer prapë në Kosovë, teksa kujton ngjarjet që ndodhen para 20 vjet;ve, duke thënë se atë çfarë ka parë këtu e ka vështirë ta besojë.

 “Për mua gjithashtu është moment i mirë të jem këtu prap.  Jam këtu me gruan time, e cila erdhi për herë të parë dhe ajo kur erdhi më tha se, këtu është e mrekullueshme. Çfarë kam parë në Kosovë nuk duhet të ndodh askund, nuk duhet të jetë e vërtetë. Jam munduar që disa nga këto momente ti sjell në 17 minuta” u  shpreh gazetari Elias Bierdel.

E kontributin e tij po e vlerësojnë edhe në UP. Profesoresha Vjollca Sadriu-Hamiti, nga departamenti i gjermanishtes, rrëfen momente kur së bashku me gazetarin kishin kaluar qaste të vështira gjatë luftës, raporton EO.

“Kënaqësi që e kemi gazetarin e dikurshëm të ARD-së, Elias Bierdel. Ky vit shënon 20 vjetorin e bombardimeve, çdo vjet ne i përkujtojmë këto bombardime, Bierdel ka qene zëri i Kosovarëve gjatë atyre ditëve, vet prania e Elias më kujton ato ditë të vështira kur bashkë ditën e 3, 4 e shikonim Prishtinën nga balloni e Elias, më jepte kurajo ku më thoshte se në të armen do t’u flasësh fëmijëve tu”, ka thënë ajo.

Gazetari Bierdel përveç raportimit gjatë luftës, ai ka përcjell rrugëtimin e Kosovës deri në shpalljen e pavarësisë.

Të ngjashme