Gazeta gjermane Der Spiegel tha se ka shkarkuar gazetarin e saj, Claas Relotius, i shpërblyer me disa çmime, pasi ka zbuluar se ai ka shpikur fakte për shumë artikuj, në vitet e fundit.
“E vërteta dhe gënjeshtra janë të ngatërruara në tekstet e tij”, tha Der Spiegel.
Disa prej rreth 60 artikujve që Relotius i ka shkruar qysh në vitin 2011, janë të saktë, por të tjerët janë “krejtësisht të shpikur ose të zbukuruar me citime të manipuluara ose fantazi”, tha gazeta.
Nga artikujt e fabrikuar, njëri ka të bëjë me një të burgosur të Guantanamos, ndërsa një tjetër me fëmijët e rrëmbyer nga grupi militant Shteti Islamik.
Der Spiegel tha se Relotius, 33 vjeç, e ka pranuar se i ka mashtruar lexuesit me rreth 14 artikuj. Relotius nuk ka qenë i qasshëm për komente.