Gazetari kosovar, Bahtir Cakolli, ka publikuar disa fotografi ekskluzive ku ai shihet bashkë me këngëtaren shqiptare Parashqevi Simakun në vitet e 90-ta teksa po e realizonin një intervistë.
“Kujtime me Parashqevi Simakun, në intervistën e parë me të gjatë fillimviteve të 90-ta. Kënaqësi biseda me të, por edhe thjesht interpretimi dhe zëri i saj i mahnitshëm!”, ka shkruar gazetari Cakolli.
Parashqevi Simaku ka disa ditë që është në qendër të vëmendjes mediale e të shqiptarëve gjithandej botës, pasi ajo u shfaq në një storie televizive në SHBA si e pastrehë.