Gazetari Ilir Mirena ka reaguar pas mbajtjes së meshës nga priftërinjtë serb në Kishën në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
Ai ka pyetur se si është e mundur që institucionet e sigurisë së Kosovës nuk kanë pasur informacione për mbajtjen e saj.
“Qysh ka mundësi asnjë institucion i sigurisë shtetërore, AKI, Policia, FSK, MPB si dhe Ministria e Mjedisit qe i menaxhon zonat e mbrojtura, ama bash asnjë prej tyre mos me pas një informacion te vetëm se sot në Kishën e Arkanit do te mbahet një ceremoni fetare?
Ndoshta, edhe e kane dite dhe i kane fut vesht n’lesh”, është shprehur Mirena.
Ai ka shprehur edhe habinë për heshtjen e institucioneve të Kosovës. Sipas tij kjo heshtje të bënë të dyshosh se liturgjia e ka pasur aprovimin e tyre.
“Shto këtu edhe heshtjen e tyre për ketë provokim te rëndë, s’ke se si t’mos dyshosh se liturgjia serbe sot në Prishtinë e ka pasur edhe aprovimin e heshtur te institucioneve te Kosoves… Skandal…”, tha ai.