Gazetari rus rrezikon dhe bëhet qesharak gjatë raportimit propagandistik nga fronti

Prishtinë | 27 Kor 2022 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Një xhirim i tentimit të një gazetari rus që xhironte nga fronti në Ukrainë ka argëtuar ndjekësit në rrjete sociale me tentimin e tij mjaft të pamend për të nxjerrë pamje mbresëlënëse.

Gazetari rus i ishte afruar artilerisë së rëndë në front që po shtinin në drejtim të ukrainasve, për të nxjerrë ca kuadro mbresëlënëse. Ky tentim i tij shkoi fort keq për të dhe ekipin.

Shpërthimi i fuqishëm artilerisë i hodhi atë dhe ekipin e tij përtokë dhe ka shumë gjasë se nuk do të jenë mirë me dëgjim për ca kohë së paku.

Ajo çka ishte mbresëlënëse është se artiljerët rus me siguri e dinin se kjo do të ndodhte. Sido që të jetë, neglizhencë e paralajmërimit për t’i tallur apo kanë këmbëngulur vet propagandistët rus, për ukrainasit ishte mjaft argëtuese.

Të ngjashme