Gazetari shqiptar u nda nga jeta në moshë të re, Fero trondit me postimin: Urime vdekjen, kalofsh mirë…

Prishtinë | 28 Dhj 2023 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Një lajm i trishtë tronditi mediat në Kosovë. Gazetari i Radio Dukagjinit Artan Turkaj, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të mërkurës, si pasoj e një ataku kardiak.

Ndërsa të gjithë janë hidhëruar për humbjen e gazetarit, ish-reperi Fero ka bërë një reagim shokues.

Ish-këngëtari që është larguar nga muzika, shkruan në disa postime në rrjetin social “Instagram”, Fero, shprehet se ndarja nga jeta e gazetarit ishte dënim nga Allahu.

Ai ka postuar një status që gazetari kishte bërë një ditë para vdekjes në rrjetin social “Facebook” ku shkruante: “Urime Krishtilindjet jau boft allahu kabull.”

Ky postim nuk i ka pëlqyer aspak Feros, i cili shkruan “Urime vdekjen, kalofsh mirë sonte në varr”. Më pas ishreperi e ka fshirë postimin.

Të ngjashme