Gazetaria hulumtuese sfiduese për gazetarët në Kosovë e Shqipëri, kërkohet më shumë mbështetje

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 14:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gazetarë dhe ekspertë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut diskutuan sot për gazetarinë hulumtuese dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët, raporton Ekonomia Online.

Ky diskutim u zhvillua para fillimit të ndarjes së çmimit për gazetarinë ekonomike “Vangjush Gambeta” organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i përkrahur nga JTI.

Aleksandër Qipa nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, tha se ndihet i nderuar që edicioni i 14-të i ndarjes së çmimeve po bëhet në Kosovë.

Ai ka pohuar se Kosova e Shqipëria përballen me probleme serioze në fushën e gazetarisë.

“Shoqëritë tona po përballën në dimensione serioze me informalitetin, ato nuk janë thjeshtë tek marrëdhënia e punës, por në thelbin e tyre janë marrëdhënie e informalitetit mes institucione e në mesë ndërgjegjes shoqërore”, tha ai.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se për një shtet gazetaria hulumtuese dhe ekonomia janë shumë të rëndësishme.

Madje sipas tij, bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë po rriten nga viti në vit në fushën e ekonomisë.

“Gazetaria investigative është e rëndësie tepër të veçantë, më e madhe se sa e mendojmë ne, sepse ajo lëvizë ato probleme që ngecin midis nesh. Ajo është një armë shumë e madhe që i jepet shoqërisë, por edhe qeverive tona dhe në krye të kësaj qëndron ekonomi që ka një rëndësi të madhe”.

“Pa ekonomi nuk ka shtet, nuk ka diplomaci, nuk ka zhvillim. Ekonomit tona ende kanë probleme për të bashkëpunuar njëri me tjetrin. Hapësira shqiptare është ende një thesar i pa zbuluar” tha ai.

Përfaqësuesja e JTI-së Darija Dretar Janeziq theksoi se në kohën në të cilën po jetojmë gazetaria investigative është gjithnjë e më e rëndësishme dhe se rëndësia në rajoni dhe në botë është rritur në progresion gjeometrik.

Ajo shtoi se vlerësojnë punën e madhe të gazetarëve në ambientin e vështirë që i rrethon.

“ Puna juaj është një kontribut i jashtëzakonshëm për të “mbajte nën kontroll” punonjësit e papërgjegjshëm të administratës publike, për të rritur të hyrat dhe për një shërbim më të mirë për qytetarët në nevojë”, tha ajo.

Kryetari i Odës Ekonomike Lulzim Rafuna, tha se është e rëndësishme që një shtet ta ketë të zhvilluar gazetarinë hulumtuese sepse ajo lufton padrejtësitë, raporton EO.

“Është e shumë rëndësishme që në një shtet që të ketë të zhvilluar gazetarinë hulumtuese jo vetëm që ndihmon në mbushjen e buxhetit të shtetit por që është shumë me rëndësi ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e shëndetit të qytetarëve të atij shteti, sepse ato mallra që kontrabandohen nuk i nënshtrohen as një kontrolli”.

“Një gazetari hulumtuese i ndihmon institucionit që ta luftoj tregtinë jo fer, jo transaprente”, tha ai.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/unioni-i-gazetareve-shqiptare-i-shperblen-gazetaret-e-ekonomise-nga-kosova-shqiperia-e-maqedonia-e-veriut/?fbclid=IwAR0NOLk2fcG2jDZWfxDFa-O66s0_FwN9ZqhG2qS3UsLxXgtkfRQn-L5rR5g

Të ngjashme