Studentët e vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë kanë promovuar revistën “Intro” e cila i kushtohet tërësisht edukimit medial.
Në këtë event pjesëmarrës ishte edhe rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi.
Ai në fjalën e tij përgëzoi studentët për punën e tyre dhe tha se UP-ja e dëshmoi edhe njëherë gatishmërinë dhe potencialin e tyre për të orientuar shoqërinë.
“Kjo revistë, përveç që e vë në pah kreativitetin, vullnetin dhe aftësitë e mira në shkrim e hulumtim të studentëve tanë, trajton edhe një temë shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë, e cila e gjendur në epokën e informacionit, ka nevojë të jashtëzakonshme për edukim medial”, tha Qerimi.
“Si prijës në shumë nisma të tjera, UP-ja me trajtimin e edukimit medial, jo vetëm në kuadër të kësaj reviste, por edhe në kuadër të studimeve e aktiviteteve të tjera jashtëkurrikulare, po trajton në fushë jo të hulumtuar jon të hulumtuar vend. Njëherësh, studentët dhe stafi ynë po e dëshmojnë edhe një herë gatishmërinë dhe potencialin e tire, për të orientuar shoqërinë në ballafaqimin me ndryshimet rapid që po ndodhin si pasojë e ekspansionit teknologjik të dekadave të fundit”.
Muhamet Jahiri, shef i Departamentit përmendi rastin kur një fëmijë e ka braktisur shkollimin si pasojë e bullizmit dhe tha se edukimi medial është emergjencë kombëtare,
“Edukimi medial, për mua mbetet prioriteti ynë, edukimi medial është një emergjencë kombëtare, sepse nevoja për zhvillimin e mësimit dhe zhvillimin e shkathtësive në këtë fushë janë të domosdoshime. Kur flas emergjencën e edukimit medial, kam parasysh atë fëmijën që e ka braktisur shkollën për shkak të bullizimit në rrjetet sociale, flas për atë policin i cili është suspendedar nga puna për shkak të një komenti ne rrjetet sociale, flas për atëtë që të të arrestuar për shkak të një veprimi të gabuar në botën online, flas për atë të moshuarin që informohet shumë, por, është i qorjentuar, flas për ata gazetarë që po iu sfidohet puna dhe narrativa e të vërtetës, flas për ata jëtë reja të , që bota virtuale i ka tjetërsuar nga ajo reale”, tha Jahiri.
Arben Fetoshi mentorues i revistës “Intro” përmendi sulmin e Valon Sylës ku tha se edukimi medial është platformë e duhur për kapërcimin e kësaj dukurie.
“Liria e shprehjes është oksigjeni i shoqërive demokratike, e përballë rasteve si sulmi i mbrëmshëm ndaj Valon Sylës, ne s’duhet të mjaftohemi me dënim e solidarizim. Me Valonin mund të pajtohemi ose të mos pajtohemi, por sulmi nuk guxon të tolerohet. Institucionet duhet të përgjigjen me vendosmëri, jo thjesht për hir të Valonit apo të gazetarëve të tjerë, por për ta mbrojtur kursin tonë demokratik. Ndërkaq, Edukimi Medial në esencë është platforma për ta kapërcyer këtë dukuri.”, tha Fetoshi.
Elsa Gecaj, student tha se kjo revistë u ka ndihmuar studentëve që të bashkëpunojnë dhe të fitojnë njohuri përtej studimeve.
“Kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme mësimi për mua dhe jam më se mirënjohës për mundësinë që të ndaj me ju atë që kemi mësuar gjatë këtij rrugëtimi INTRO për ne u bë vendi se ku ne ndam pasionet dhe interesat e përbashkëta, vendi se ku këshillat dhe ekspertizat nuk munguan për te shfaq talent. Që nga fillimi, ideja për krijimin e një reviste ishte mjaftë emociunuese. Duke përfshi brainstorming për tema, përzgjedhia e dizajnit dhe deri tek përmbajtja gjihtmonë iu është kushtuar rëndësi të vecant detajeve. Tek sa punonim në revistë, fituam njohuri të vlefshme në procesin e botimit të një reviste”, tha Gecaj.