Jetët private të njerëzve publik po zbulohen aksidentalisht gjatë pandemisë së COVID-19, pasi shumë profesionistë të medies e të tjerë po punojnë nga shtëpia.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me gazetarin e njohur spanjoll Alfonso Merlos. Gjatë një intervistimi që po jepte ‘Live’ prapa krahëve të tij ka dalë një vajzë e zhveshur.
Ky incident është bërë viral në rrjet por më i rëndë është fakti se sipas medieve në Spanjë, vajza që del pas krahëve të gazetarit Merlos, nuk është e dashura e tij Marta Lopez, por një reportere në spektaklin televiziv spanjoll ‘Socialite’, Alexia Rivas.
Menjëherë pas transmetimit të këtyre pamjeve ka reaguar edhe e dashura e gazetarit të njohur duke thënë se tashmë ajo i ka dhënë fund lidhjes me Alfons Merlos pas situatës së turpshme.
Gazetari i ka kërkuar falje publikisht asaj, ndërsa ka shpërthyer kundër kolegëve të tij gazetarë që s’kanë mundur të ndajnë jetën e tij private me atë personale.