Gazetarja në gazetën “Ekonomia sot”, Albulena Avdiu ka fituar çmimin e tretë në energji dhe ambient me shkrimin “Cila është fatura e ndikimit në mjedis nga projektet e energjisë së gjelbër në Kosovë?”, përcjell Ekonomia Online
Ky çmim është ndarë nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, në kuadër të programit për gazetarët në energji dhe ambient.
Përmes një postimi në profilin e saj ka falënderuar PIPS dhe GIZ-in gjerman për vlerësimin.