Ekonomia Online
FUNDIT

Gazetarja ngacmohet seksualisht gjatë raportimit direkt

Gazetarja ngacmohet seksualisht gjatë raportimit direkt

Gazetarja kanadeze Krista Sharpe, ka shpërndarë në Twitter momentin kur ajo është ngacmuar seksualisht gjatë raportimit direkt nga një person i cili udhëtonte me veturë. E tronditur, gazetarja shikon në drejtim të veturës dhe më pas përpiqet që ta mbledhë veten. Në përshkimin e videos që gazetarja ka publikuar në Twitter shkruan: “Kjo nuk është […]

Gazetarja kanadeze Krista Sharpe, ka shpërndarë në Twitter momentin kur ajo është ngacmuar seksualisht gjatë raportimit direkt nga një person i cili udhëtonte me veturë.

E tronditur, gazetarja shikon në drejtim të veturës dhe më pas përpiqet që ta mbledhë veten.

Në përshkimin e videos që gazetarja ka publikuar në Twitter shkruan:

“Kjo nuk është për të qeshur dhe aspak e lezeçme. Do doja të thoja se nuk më shqetëson, por më shqetëson. Më bëri të ndihem si m**, kjo gjë i ndodh të gjithë gazetareve në kudo dhe duhet të ndalet”.

Kjo video ka marrë më shumë se 3 milionë shikime dhe incidenti po hetohet nga policia rajonale e Waterloo.

This is not funny and it’s not cool. As much as I’d love to say it doesn’t bother me, it does. It makes me feel like sh*t. Especially as VJ who is always alone. This still happens to female reporters everywhere and it needs to stop. pic.twitter.com/NsqJJsrOno

— Krista Sharpe (@KristajSharpe) January 18, 2021

Të ngjashme