Pas një karriere disa vjeçare si reportere lajmesh, 26-vjeçarja Rossiyana Markovskaya, ka marrë sot një lajm të rëndësishëm, emërimin si zëdhënëse personale e ministrit rus të Mbrojtjes Sergej Shoigu.
Përdorues të shumtë kontrolluan profilin e saj në “Facebook” dhe Instagram, duke lënë komente të pakëndshme sesi një vajzë e re mund t’i ngjisë kaq shpejt shkallët e karrierës, por nuk munguan as komentet pozitive.
“Russia Today” shkon deri aty sa shkruan se Rossiyana është bërë më popullore se Natalia Poklonskaya, një ish prokurore e Krimesë, e cila ka mbërthyer internetin duke u bërë e famshme edhe jashtë Rusisë për pamjen e saj.