Të drejtën e votës e ka ushtuar Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që ta ushtrojnë këtë të drejtë kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se janë rreth 200 votues më shumë sesa që ishin herën e kaluar, në po të njejtën kohë.
“Siç po i marrim nga komisionerët dhe vëzhgueseve tanë, përgjithësi është numri i njëjtë i votuesve, ka rreth 200 votues më shumë sesa kanë qenë në të njëjtën kohë. Është mirë me shfrytëzu të drejtën e votimit dhe me përcaktu të ardhmen e këtij vendi, me dalë sa më shumë me votu, vendosin vet sesi do të qeveriste vendi për katër vitet e ardhshme”, tha Muhaxheri.
Ai voti në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.



