Milan kërkon trajnerin e një skuadre rivale nga Serie A.
Gian Piero Gasperini është shfaqur si kandidat i ri për postin e trajnerit të Milanit në rast të largimit të Gennaro Gattusos, raporton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.
Paolo Maldini besohet se pëlqen strategun e Atalantas i cili ka udhëhequr aktualisht ekipin drejt pozitës së katërt në Serie A, përcjell lajmi.net.
Diskutimet e mundshme thuhet se kanë filluar derisa Milan shpreson në angazhimin e trajnerit i cili shquhet për zhvillimin e futbollistëve të rinj.