Gecaj përmes një statusi në Facebook ka shkruar se LDK për dallim nga partitë tjera nuk trillon e sulmon për të mbetur gjallë politikisht.
Ai duke i komentuar deklaratat e mëhershme të kryeministrit Mustafa dhe zyrtarit të AAK-së, Avni Arifi e ka pyetur këtë të fundit se pse i mbeti hatri atij kur kryeministri deklaroi se vendi po çlirohet nga haraçi e kazinotë.
Postimi i plotë i Gecajt:
PSE NJË REAGIM I TILLË AVNI ARIFI?
Ne nuk trillojmë e sulmojmë për të mbetur gjallë politikisht!
“Duke i ju gëzuar sukseseve të Qeverisë por edhe shumë sferave të tjera të jetës tonë në përgjithësi , Kryeministri Isa Mustafa, në një postim të tij në facebook, ndër të tjera kishte deklaruar se “…vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti…”.
Kështu, Kryeministri kishte shprehë kënaqësi individuale e institucionale se një dukurie të tillë të dëmshme e të pranishme kohë të gjatë ndër ne, po i vije fundi, por asnjëherë nuk ja kishte adresuar saktë këtë dukuri ndonjërit nga subjektet politike apo konkretisht ndonjë individi.
Megjithatë, pasoi një reagim i shpejtë, por disi i çuditshëm dhe krejt pa sens i Avni Arifit të AAK-së i cili duke ju drejtuar kryeministrit tha, “…kur po flet për haraç e kazino shtrëngoje rrenën pak ma shumë se asgjë tjetër s’të ka mbet…” E pse të mbeti ty hatri Avni, çka tu tek, çfarë zori pate që ta marrësh këtë vlerësim të përgjithshëm kaq afër zemre, dhe për më shumë pse vëlla u përpoqe ta ofendosh Kryeministrin.
A nuk po e sheh se është mu e vërteta ajo që na prinë neve në punën tonë. Ne nuk trillojmë e sulmojmë për të mbetur gjallë politikisht”.