Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i ka quajtur ‘kuaj të Trojës’ dhe imbecilë Vjosa Osmanin, Haxhi Avdylin dhe të tjerët që u larguan së fundmi nga kjo parti.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gecaj ka thënë se ata dështuan ta marrin kalanë nga brenda dhe tani shpresojnë se me përkrahjen e rivalëve të LDK-së, do ta gjunjëzojnë partinë dhe ta marrin kalanë nga jashtë.
“Kuajt e Trojës” të cilët dështuan ta marrin kalanë nga brenda, tani shpresojnë se, me përkrahjen e rivalëve të LDK-së, do ta gjunjëzojnë partinë dhe ta marrin kalanë nga jashtë … imbecilë!”, ka shkruar ai në Facebook.
Ky reagim i tij erdhi pas deklaratës së Haxhi Avdylit, i cili u shpreh i bindur se me zgjedhjet e 14 shkurtit do të vuloset rënia e Isa Mustafës.