Ish-këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka reaguar pas konferencës së radhës për shtyp të presidentit Hashim Thaçi. Sipas këtij zyrtari të LDK-së, konferenca e kreut të shtetit ishte e mbushur me ofendime, arrogancë, dinakëri, rraha-gjoks, egoizëm, sarkazëm primitiv e humor “të pakripë”.
“Asnjë çështje me interes nacional nuk ke mund më herët dhe nuk do të mund ta zgjidhësh as në të ardhmen pa miratimin e LDK-së”, ka shkruar ai, me tjerash.
Statusi i plotë i Gecajt:
Ofendimet, arroganca, dinakëria, rraha-gjoksi, egoizmi, sarkazmi primitiv e humori “i pakripë”, të cilat në konferencën tuaj të sotme i dëgjuam me bollëk, nuk i zgjidh problemet e mëdha z. President! Bash asnjë çështje me interes nacional nuk ke mund më herët dhe nuk do të mund ta zgjidhësh as në të ardhmen pa miratimin e LDK-së, partisë që, për dallim nga ju, interesin kombëtar e vendos çdoherë mbi atë individual apo grupor! Si nuk e vëreni që jeni shndërruar në një “gjarpër shtëpie” – gjarpër që tanimë e njohim shumë mirë?