Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesen e organizatës Jo-Qeveritare “Green Art Center”, Merlina Beu-Muçaj, për financimin e projektit, “Together for a better municipality”(Së bashku për një komunë më të mirë).
Projekti ka për qëllim krijimin e dialogut gjithëpërfshirës midis qytetarëve dhe akterëve komunal, për përmirësimin e shërbimeve publike komunale.