Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “Together Initiative for Progress”, Edis Prapashtica për financimin e projektit “Promovimi i zhvillimit ekonomik lokal si formë e partneritetit ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile”.
Projekti ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të të rinjve ne fushën e ndërmarrësisë dhe aftësimin e tyre për themelimin e bizneseve, duke marrë ne konsideratë resurset natyrore të zonave të caktuara rurale dhe urbane në komuna, si dhe partneritetit me komunat e biznesit për të rritur pjesëmarrjen qytetare në jetën publike.