Gecaj: Qeveria këmbëngul që Demarkacioni të procedohet këtë muaj

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 13:28 | Nga

Qeveria e Kosovës këmbëngul që Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi duhet të procedohet këtë gjatë këtij muaji.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur kjo marrëveshje do të procedohet, për shkak se koalicioni ende nuk ka siguruar 80 votat e nevojshme për ratifikim të Marrëveshjes së Vjenës.

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për lajmi.net se vendimi për procedim të Demarkacionit në Kuvend do të merret në koordinim ndërmjet partnerëve të koalicionit.

“Kryeministri Mustafa ka deklaruar publikisht se kjo marrëveshje do të duhej të shkojë në Kuvend gjatë këtij muaji, në mënyrë që mos të jemi të vonuar me liberalizmin e vizave. Vendimi për dërgim do të merret në bashkëpunim të ngushtë të partnerëve të koalicionit”, ka deklaruar Gecaj.

Përndryshe, marrëveshja e nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015 është kushti i vetëm i mbetur për t’u plotësuar në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme