Marigona Geci, vajza e ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci, është zyrtarisht kandidatë për deputete, dhe ajo ka filluar aktivitetet për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 14 shkurt.
Marigona shihet së bashku me babain e saj në oborrin e tyre në Skenderaj, në të njëjtin vend ku e kishin filluar vitin e kaluar.
Por, ajo në një postim të bërë në llogarinë e ish-deputetit Geci, i ka cilësuar anëtaret e Vetëvendosjes si komunist të rinj.
Ky është postimi i plotë:
Gjithmonë me LDK-në!
Unë Marigona Geci kandidate për deputete nga radhët e LDK-së dhe babai im Gani Geci ushtar i Komandantit Legjendar Adem Jasahari dhe komandantit Suprem Ibrahim Rugova.
Po e fillojmë aktivitetin prap nga oborri jonë aty ku e kishim filluar vitin e kaluar, tani dimër nuk po mundemi me pi kafe jashtë.
Do ta mbrojmë LDK-në me të gjitha mjetet politike,
mbrëmë na e kanë raportuar faqen këta komunistët e rinj të LVV-së.
Postuar nga: Marigona Geci