Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, po e quan të vonuar dorëheqjen e Isa Mustafës nga pozita e Kryetarit të LDK-së.
Megjithatë Geci për Info Magazine këtë vendim të Isa Mustafës, e cilësoi tejet pozitiv, për gjithë anëtarësinë e LDK-së por siç tha ai edhe për gjithë Kosovën, njofton Klan Kosova.
”Ky është një lajm i mirë, për gjithë anëtarësinë e LDK-së dhe për Kosovën. Për shkak se Mustafa në 10 vjetët e fundit ka bërë disa gabime të pafalshme karshi LDK-së dhe për këto gabim iu janë hakmerrë nga elektorati i LDK-së”.
”Kjo hakmerrje ka rezultuar me rezultatin më të dobët që ka pasur LDK që nga themelimi”.
”LDK ka pasur teporëzen e vet, qysh atëherë kur në LDK u instalua vendimi që në LDK kanidojnë vetëm ata që mbledhin nënshkrime. Dhe tash nëse nuk ndërrohet statuti i LDK-së, dhe nuk lejohen të kandidojnë dy apo më tepër kandidatë dhe nuk lejojnë të mbesin në fund dy kandidatë e të zgjidhet më i miri, prapë LDK do të ketë probleme të tilla”.
”Kjo është një dorëheqje e vonuar. Siç tha edhe vet Haziri e gjithë kryesia e LDK-së është e dorëhequr deri në kuvendin e ardhshëm. Prandaj ne duhet të riorganizohemi, të fillojmë punën nga e para për arsye se kemi pësuar debakël në këto zgjedhje”.
”Unë kam shkel me këmbë gjithë territorin e Kosovës në këto zgjedhje dhe kam parë që trupa e LDK-së në këto zgjedhje ka qenë e përgjysmuar”.
Ndërkaq lidhur me mendimin e tij për emrin potencial që mund të jetë kryetar i LDK-së, Gani Geci mohoi të përmend dikënd, ndërsa ritheksoi nevojën që ky subjekt të ndërrojë statutin për garën e të parit të partisë.
”LDK duhet të ndërrojë statutin dhe të garojë me shumë kandidatë. Herën e dytë kur hidhet vota në katër ose në pesë, apo që të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kandidaturave të bëhen pa hezitim pa 51%, dhe herën e dytë të mbesin dy në garë, njëri të bëhet kryetar dhe tjetri nënkryetar”.