Anëtari i LDK-së, Gani Geci ka thënë se Vjosa Osmani do ta përfundojë karrierën e saj politike nëse largohet nga LDK’ja.
Geci ka shkruar në Facebook se Albin Kurti dhe VV’ja të arriturën më të madhe e kanë shkatërrimin politik të Vjosa Osmanit dhe LDK-së, raporton Express.
“Po më vjen shum keq që Vjosa Osmani nuk ka arriturr ta kuptoj se e arritura më e madhe e Albin Kurtit dhe e LVV është shkatërrimi politikë i rivalës së tij kryesore Vjosa Osmani, e në të njejtën kohë edhe dëmtimi përkohêshëm i LDK-ës”, ka shkruar ai.
Ish-deputeti i LDK’së ka thënë se karriera e Osmanit do të përfundojë si e Dacit dhe Sejdiut.
“LDK do të rikthehet gradualisht, por karriera politike e Vjosa Osmanit do të perfundoj ngjashëm me atë të Nexhat Dacin ,Jakup Kraaniqin, Genc Pollon Bamirë Topit Fatmir Sejdiu etj. që te gjith kanë ikur nga trungu i rritës se tyre politike dhe kanë perfunduar karrieren politike”, ka thënë Geci.