Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka reaguar pas zgjedhjes së strukturave të reja të kësaj partie.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se me zgjedhjen e Lumir Abdixhikut kryetar, por dhe zgjedhjen e kryesisë së re, LDK duket se ka bërë ndryshime të mjaftueshme.
“Lidhja Demokratike e Kosovës pas zgjedhjes kryetar të ri Lumir Abdixhikut, dhe pas zgjedhjes së kryesisë së re duket se ka bërë ndryshime të mjaftueshme dhe tani qartazi po tregon se nuk është parti që e bllokon formimin e institucioneve. LDK tani është deklaruar haptas se do të jetë parti opozitare dhe do të jetë opozitë konstruktive dhe aktive”.
Sipas tij përveç këtij zhvillimi, LDK-së tashmë i mbetet të përcaktohet mes dy alternativave politike.
“Duke ditur se moszgjidhja e presidentit në afate kushtetues, vendi shkon përsëri në zgjedhje, atëherë LDK duhet që para publikut dhe elektoratit tonë te paraqes alternativat e saj: LDK i ka dy alternativa politike”, tha tutje.
Cilat janë ato sipas Gecit?
E para alternativë e LDK-së është që ta propozon Murat Jasharin, si kandidat konsensual dhe ata që dalin kundër Murat Jasharit, dalin kundër vetvetes dhe propozimeve të veta para disa muajve. Nëse LVV nuk e voton Murat Jasharin President bie në ujë i gjithë patriotizmi verbal dhe del sheshazi se ata nuk kanë dallim fare nga PDK-ja, nëse nuk e votojnë Murat Jasharin për president”.
Alternativa e dytë, të bisedohet me Vjosa Osmanin që ajo t’i ketë votat për presidente nga LDK me kusht që deputetët e listës GUXO të kthehen në LDK. Tanimë dihet se Vjosa Osmani po pretendon se do të bëhet presidente, por pa prezencën e LDK-së në sallë nuk mund të bëhet dhe duke e ditë LDK është parti opozitare e në partitë politike, partitë opozitare nuk japin vota blanco në asnjë vend demokratik, atëherë në bazë të votave 2019 -2021 po shihet se Vjosa Osmani i ka marr me vete mbi 100 mijë vota tonat dhe i ka dërguar në LVV dhe në VV me ato vota i ka 7 deputetë.
Tutje thotë se LDK duhet të ofrojnë alternativën e dytë të pranueshme për ta votuar Vjosa Osmanin presidente.
“Që deputetët e listës Vjosa të cilët nuk dëshirojnë të bëhen ministra, por dëshirojnë të mbesin deputet t’i kthehen gjenezës së tyre partiake LDK-së, pra me marrëveshje të shkruar të kthehen dhe ti bashkohen GP të LDK-së, sepse ashtu e kështu Vjosa kur bëhet Presidente ata nuk mund të kenë grup parlamentar por do të shkrihen në VV.
E në këtë formë LDK edhe pa AKR do ti ketë mbi 19 deputetë edhe nëse ndonjëri nga deputetët e Vjosës bëhet ministër.
Në këtë mënyrë sipas Gani Gecit, LDK kthehet në frymën e bashkimit, ku do të ishte më e fortë për zgjedhjet lokale dhe nacionale.
Presidentja nuk mundet të ushtrojë detyrë partiake as mu përzi në politikë, por është garantuese e kushtetueses. LDK qysh në start fillon këndelljen”, ka thënë Geci.