Luiza Gega bëri një paraqitje mjaft të mirë në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit. Atletja 30-vjeçare shqiptare garoi në finalen e garës së 3000 m me pengesa duke u renditur në vendin e 9-të në botë duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar me kohën 9 minuta 19 sekonda e 93 të qindtat. Në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel, Gega u shpreh se i arriti objektivat e saj dhe se rekordi i vendosur në këtë botëror ishte një emocion për të.
Po kaq entuziast për këtë rezultat ishte dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, i cili shtoi se shpreson që Luiza Gega të thyejë sërish rekordin kombëtar edhe në Lojërat Olimpike të Tokios të vitit 2020.