Gjyqtari i njohur kosovar, Genc Nuza përmes një postimi në Facebook është shprehur tejet i lumtur që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ai ka thënë se i është plotësuar një ëndërr tjetër, mirëpo sukseset e tij në arenën ndërkombëtare thotë se janë të të gjithë futbollit kosovar.
”Ta përfaqësosh shtetin e Kosovës dhe FFK-në, në një ndeshje të këtij nivieli është një tjetër ëndërr e realizuar dhe sukses i madh jo vetëm i imi por i gjithë futbollit kosovar në përgjithësi,” ka shkruar ai.
Përveç Nuzës në këtë ballafaqim janë deleguar edhe dy gjyqtarët e tjerë nga Kosova, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj të cilët do të jenë asistentët e tij.
Ndërsa, gjyqtar i katërt do të jetë, Juxhin Xhaja dhe në dhomën e VAR’it do të qëndrojnë Emanuela Rrusta dhe Enea Jorgji të tre këta janë nga Shqipëria
Kjo ndeshje miqësore do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë me fillim nga ora 20:45.
Postimi i plotë i Genc Nuzës: