Këngëtari Genc Prelvukaj, dyshja e famshme Shaolin Gang dhe Albash Eagle kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Stay” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike verore, e miksuar mes zhanreve hip-hop dhe RnB.
Kënga është produkt i Black Fish Entertainment, gjersa tekstin e kanë shkruar vet interpretuesit e këngës, secili pjesën e vet përkatëse.
“Stay” është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, i cili është xhiruar në lokacione të ndryshme në Kosovë.
Në këngë mund të dëgjohet edhe një pjesë e kënduar nga një femër, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, por që gjithsesi i ka dhënë mjaft hijeshi këngës.
Kohëve të fundit janë të shumta bashkëpunimet trio në estradë, dhe Genci me Shaoling Gang dhe Albash Eagle duket se kanë ndjekur po ashtu trendin.