Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, dje do të publikonte këngën e re të titulluar “Mungon”.
Megjithatë, ai së fundmi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka shtyrë këngën për disa ditë për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur dje në Kosovë.
Ndërkohë që i është konfirmuar aktakuza kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçit. Postimi i plotë i Prelvukajt.
“Njoftim; Kënga Mungon e planifikuar të publikohet sot (më 5 nëntor) në orën 12:00, pas zhvillimeve të sotme në Kosovë shtyhet për disa ditë.
Sot duhet të jemi të gjithë në mbështetje të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka thënë Prelvukaj.