Gënjeshtra e Luanës te dentisti

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 18:28 | Nga

Për hall, apo thjesht për arsye estetike, Luana ka bere një ndalesë tek dentisti. Me gjasa, në prag te martesës së të motrës, një seancë edhe aty nuk do te ishte e tepërt dhe këtë e kuptojmë.

Por ndjekësit e saj ne Instagram, gjithsesi nuk kanë kuptuar, ose me mirë të themi, kane kundërshtuar një batutë të saj, menjëherë sapo është ngritur nga poltroni i stomatologut.

“S’ka nevojë për makeup kur ke një buzëqeshje të bukur”, shkruan ajo përbri fotos, dhe deri këtu asnjë nuk mund ta kundërshtojë, një buzëqeshje e bukur është gjysma e bukurisë.

Por fans-at e moderatores se bukur, diçka tjetër i “shqetëson”. Sipas atyre qe kane sy më të mprehtë, ajo ka vendosur makeup që ç’ke me të në foton ku pretendon se është “ujë e sapun”.

Megjithatë, ndonjëri edhe e justifikon. Sipas tij, Luana ka te drejtë, pasi ne krahasim me tonelatat e grimit që vendos kur del ne ekran, ai qe ka përdorur për te vajtur tek dentisti është hiç asgjë.

https://www.instagram.com/p/BYiOkkTHcYa/?hl=en&taken-by=luanavjollca

https://www.instagram.com/p/BYbGXxZHH-a/?hl=en&taken-by=luanavjollca

https://www.instagram.com/p/BYTMRkknrRO/?hl=en&taken-by=luanavjollca

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme