Genoa raportohet se ia ka vënë çmimin prej 50 milionë euro sulmuesit të shumë kërkuar Krzysztof Piatek.
Sipas Radio Kiss Kiss, Genoa ka refuzuar një ofertë 25 milionë euro nga Napoli për Piatekun, i cili është lidhur me një kalim edhe në Juventus, Barcelona, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
Për më tepër, Napolit i është thënë që duhet të ofrojë dyfishin e kësaj shume për polakun, derisa radios stacioni ka thënë se Genoa nuk është duke marrë në konsideratë shitjen e tij deri në verë.
Genoa pagoi 4.5 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili që nga ardhja e tij ka shënuar 13 gola në Itali në vetëm tetë paraqitje.