Ish-kryetari i Rinisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gent Begolli, ka aderuar sot në Aleancën Kosova e Re (AKR).
Aderimi, për të cilin raportoi Ekonomia Online më herët gjatë ditës, u zyrtarizua në një takim në mbrëmje që kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, mbajti me simpatizantë të kësaj partie në Prishtinë.
Megjithëse ishte paralajmëruar se do të ketë dhe “qindra aderime të të rinjve”, kjo u tha se do të bëhet në një kohë të caktuar, për shkak të kohës.
Pacolli tha se këto zgjedhje do të jenë më të vështirat ndonjëherë, andaj kërkoi mobilizim nga të gjithë për një shtet dinjitoz dhe qeveri me duar të pastra.
E Gent Begolli pati fjalë të mëdha për liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli, për të cilin tha se “iu ndihmon shumë njerëzve”, por nuk e bën publike nga modestia.
Ai tha se me AKR-në do të punojnë bashkë për një Kosovë evropiane.
“AKR ka një vlerë të madhe, gjithmonë është dëshmuar për punë të sinqertë dhe në të mirë të vendit”, tha Begolli.
“Jam i lumtur që jemi bashkë. Në AKR do të punojmë të gjithë së bashku për një Kosovë të mirë, për një perspektivë të të rinjve, që Kosova të jetë evropiane ashtu siç e meriton dhe që qytetarët tanë të ndjehen të barabartë”, shtoi Begolli.
Pacolli: Rinia nuk motivohet me fjalë të cilat i merr era, por me vepra
Pacolli para të pranishmëve tha se qytetarët e Kosovës dhe rininë e vendit nuk mund ta motivosh me fjalë të cilat i merr era por me vepra.
“Ne jemi ata të cilët do të vendosim për një qeverisje ndryshe, unë shprehu një varg të paknaqësinë në qeverisjen e deritanishme por unë ju them se shpresa vdes e fundit. Projekti më o madh i AKR-së është profesionalizmi ynë, ne kemi ide si punohet. Qyetarët e Kosovës nuk mund ti motivosh me fjalë të cilat i merr era por me vepra. Asnjëherë nuk e kemi zhvatë buxhetin e Kosovës nuk e kemi vjedhë dhe stërvjedhë atë. Dikush ka preferuar ta mbajë Kosovën peng por Kosova nuk mbahet peng. AKR ka një vlerë shumë të madhe dhe vlera e madhë është se gjithmomë është dëshmuar për një punë të madhe në të mirë të vendit”, tha Pacolli.
Pacolli u shpreh se rinia duhet ta marrë timonin për qeverisje të Kosovës.
“Po e ndiej veten gjithmonë edhe më kerenarë në mesin e juaj në mesin e kësaj energjie pozitive dhe gjeneratës së re e cila është duke ardhur prandaj ecim përpara pasi që ardhmëria është në duart e juaja në duart e rinisë dhe Kosova pret që ju të jeni ata qe do merrni timonin e këtij vendit.
Rinia e Kosovës është rinia më shpirtë pastër dhe energji pozitive dhe rinia më e mirë që ekziston. Akr si gjithmonë parti e shpresës rinisë dhe liberale dhe nuk mund ta ndërtojë asnjëherë kursin e saj unë kam shumë shpresë që vetëdijësimi te qytetarët e Kosovës po ndodhë cdo ditë e më shumë dhe ata e kuptojnë gjithmonë rininë liberale të AKR-së. Unë jam krenar të them se askush nga ne nuk u gjetë në ndonjë skandal dhe askush nga ne nuk u gjetë në ndonjë veti të korrupsionit. Unë shpresoj që AKR me punën e saj dhe me vetëdijësimin e qytetarëve të Kosovës do arrijë që një ditë të drejtojë këtë mjetë drejtues dhe ta merr timonin në dorë. Jemi në prag të zgjedhjeve dhe AKR duhet të mobilizohet dhe mobilizimi po vjen dhe unë po e ndiej këtë”, u shpreh Pacolli.