Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka dhënë sot dorëheqje të parevokueshme nga kjo detyrë.
Pas lajmit për dorëheqjen e Cakajt, reagime të shumta pati në media dhe rrjete sociale lidhur me atë nëse Cakaj do të bashkohet me ndonjë parti politike në Kosovë.
Partia Demokratike e Kosovës vlerësohej si opsioni më i i mundshëm për aderimin e Cakajt.
Megjithatë, Cakaj ka mohuar zërat për aderimin e tij.
Për Indeksonline, Cakaj ka thënë se nuk do të bashkohet me asnjë parti politike në Kosovë.
“Siç edhe e kam thënë, vendimi im në Qeverinë e Shqipërisë është i parevokueshëm. Spekulimet se do të aderojë në ndonjë parti politike në Kosovë, nuk janë të vërteta. Kaq mund të themi aktualisht” ka thënë Cakaj.