Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, pas takimit bilateral me Kryetarin e OSCE-së dhe Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se Shqipëria është duke ndërmarrë të gjitha masat për një kryesim dinjitoz të OSBE-së në vitin 2020.
Cakaj ka thënë se takimi me homologun Lajçak ka qenë thelbësor për tre arsye kryesore.
“Këmbimi i përvojave dhe koordinimi i planeve për të mundësuar një tranzicion pa vështirësi nga Kryesia sllovake tek Kryesia shqiptare vitin e ardhshëm. Shqipëria është duke ndërmarrë të gjitha masat për një kryesim dinjitoz të OSCE-së në 2020”.
“Diskutimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Sllovakisë me theks të veçantë në dimensionin ekonomik. Po ashtu, Sllovakia konfirmon mbështetjen për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE menjëherë”.
“Sqarimi pa ekuivok i OSCE-së si ndërmarrje e opozitës është demokratikisht e papranueshme, dhuna e tyre institucionalisht e dënueshme dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit në Shqipëri terësisht legjitime”.
“Shqipëria është duke kryer të gjitha angazhimet administrative dhe programatike për kryesim superlativ të OSCE 2020”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të diplomatit Cakaj në Facebook.