Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është rikthyer pas në kohën kur ka qenë pjesë e Vetëvendosjes. Gjatë një intervistë për televizionin T7, Cakaj dha se kishte tre arsye që e bën të largohej nga Vetëvendosja.
“Janë tri arsye. Kam pasur interpretim krejt tjetër për marrëveshjen e Rambujesë. Kam pasur mendim alternativ për Pakon e Ahtisaarit. S’e kam interpretuar pavarësinë e Kosovës siç e ka interpretuar Lëvizja Vetëvendosje”, – tha ministri.
Ai tha se si rrjedhojë e dallimeve i ra “entuziazmi i angazhimit”, – gjë që e ka detyruar të largohet. Cakaj e ka cilësuar partinë e Albin Kurtit si “pjesë e rëndësishme të angazhimit politik”.