Gent Fatali ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re para fansave.
Megjithatë projekte e sjella gjatë vitit të kaluar ende po vlerësohen prej adhuruesve të këngëtarit.
Ai ka punuar pos karrierës muzikore edhe në jetën sentimentale duke humbur më statusin e beqarit.
Dhe duket se Genti më nuk e ka ndërmend më të fshihet dhe tashmë haptas po tregon se është i dashuruar.
Fatali së fundi po qëndron në kryeqytetin francez, i cili është simbol i dashurisë gjersa ka publikuar edhe disa imazhe në rrjetet sociale.
Duke darkuar në Paris, ai është fotografuar teksa mban në duar një trëndafil të bardhë, i cili është simbol i dashurisë së pastër.
E në të njëjtin vend me të njëjtën lule është fotografuar edhe e dashura e këngëtarit, Rozafa.
Ndryshe, Fatali është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.
https://www.instagram.com/p/BsWCBRGB3Hh/
https://www.instagram.com/p/BsWCFuChtYC/