Edhe një këngë e re do t’i bashkohet estradës muzikore shqiptare.
Katër muaj më parë ishte kënga e saj e fundit me klpi e titulluar “Papi”.
Dhe Genta Ismajli e cila kohëve të fundit nuk është aktive në muzikë siç ka qenë dikur, po sjellë një bashkëpunim.
Prive ka zbuluar se Ismaili do bëjë duet me këngëtarin Irkenc Hyka, i cili së fundmi ka realizuar disa hite dhe njihet për një muzikë ritmike me motive ballkanike.
Kënga do jetë tipike e kompozuar nga Irkenci megjithatë me shijen e Gentës brenda vargjeve.
Dyshja do realizojnë edhe videon, i cili do lansohet menjëherë pas vitit të ri.